Tech

Shfaqet Samsung Galaxy J7 (2017) para lansimit

Samsung Galaxy J7 (2017) është një smartfon i kategorisë së mesme i cili pritet të debutojë brenda një muaji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumica e shitësve të autorizuar do të furnizohen me serinë ende të pa lansuar të Galaxy J, por nën emra të ndryshëm, transmeton Koha.net. Për shembull, Verizon pritet të lansojë këtë smartfon më 10 prill nën emrin Samsung Galaxy J7 V, ndërsa Tracfone do të shesë këtë telefon si Samsung Galaxy J7 Sky Pro. Po ashtu, edhe kompanitë si AT&T dhe U.S. Cellular do ta shesin Galaxy J7 (2017), por ende nuk është zbuluar se nën cilin emër.

Së fundmi, ky smartfon është shfaqur në Wi-Fi Alliance, një tjetër ndalesë që duhet ta bëjë Galaxy J7 (2017) para se të lansohet. Pas marrjes së certifikatës Wi-Fi, smartfoni duhet të jetë gati për lansim pasi që tashmë ai ka marrë certifikatën FCC dhe Bluetooth.

Image

Galaxy J7 (2017), sipas Wi-Fi Alliance, do të vijë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi.

Gjithashtu, Galaxy J7 (2017) pritet të vijë me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.