Tech

Britania sanksionon shtatë rusë për krime kibernetike

Descriptive Text

Britania ka njoftuar të enjten se ka sanksionuar shtatë rusë për krim kibernetik, raportoi të enjten Reuters.

Ky vendim është marrë në veprim të koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi dyshja kërkon të godasë ata që fajësohen për sulme ransomware që kanë paralizuar bizneset, shkollat dhe spitalet.

Zyra e Jashtme e Britanisë ka thënë se ka pasur 149 viktima të ransomwaret, të njohur si Conti dhe Ryuk në Britani dhe se kriminelët kibernetikë kanë përdorur sulmet për të fituar rreth 27 milionë funte nga ata që ishin në shënjestër.

Ministri i Jashtëm, James Cleverly, ka thënë se sanksionet e reja ndihmuan në vendosjen e sigurisë kombëtare të Britanisë së pari dhe do të mbronin njerëzit nga krimi i organizuar.

“Duke sanksionuar këta kriminelë kibernetikë, ne po u dërgojmë sinjal të qartë atyre dhe të tjerëve të përfshirë në ransomware se ata do të mbajnë përgjegjësi”, tha ai në një deklaratë.