Tech

Samsung ka gati 12 milionë Galaxy S8 për lansim

Është thënë se gjiganti i teknologjisë Samsung është duke rritur prodhimin e Galaxy S8 në mënyrë që të përgatitet për lansimin e tij që është caktuar për 29 mars.

Naver, një uebsajt korean, thotë se kompania do të prodhojë 4.7 milionë njësi në muajin mars dhe 7.8 milionë njësi në prill, transmeton Koha.net.

Kjo i bie që rreth 12 milionë njësi do të jenë gati për periudhën e lansimit të Galaxy S8.