Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Meizu Pro 7 së shpejti në Evropë dhe më gjerë

Smarftonët më të fundit të avancuar të kompanisë së njohur kineze, Miezu, janë shumë mbresëlënës dhe kompania planifikon që ato ti lansojë në sa më shumë tregje që mundet.

Meizu Pro 7 dhe Pro 7 Plus, është konfirmuar se së shpejti do të arrijnë edhe në Evropë, transmeton Koha.net. Konfirmimi është bërë përmes postimeve të disa detajeve në llogarinë zyrtare të Meizus për Spanjë dhe Francë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani për tani, nuk ka informacione se kur, saktësisht, do të arrijnë këto dy smartfona të avancuar në tregjet evropiane dhe me çfarë çmimi, si dhe se kur do të arrijnë edhe në SHBA dhe Britani të Madhe.

Përveç Kinës, Francës dhe Spanjës, dyshja pritet të jetë në dispozicion në të ardhmen e afërt edhe në Brunel, Kamboxhia, Egjipt, Hong Kong, Indi, Izrael, Itali, Kazakistan, Myanmar, Zelandën e Re, Rusi, Afrikën Jugore, Ukrainë dhe Vietnam.

Sa i përket specifikave të Meizu Pro 7 dhe Pro 7 Plus, mund të lexoni KËTU.