Tech

“Play Store” pranon rrjetin e ri social, Truth

Rrjeti social Truth, i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është pranuar në dyqanin e Googlet, “Play Store”, ka njoftuar të mërkurën kompania.

Kjo nënkupton se Truthi mund të shkarkohet në telefonat Android me dyqanin e Googlet, pasi rrjeti social implementoi politika më të forta të kontrollit.

Google më parë kishte thënë se Truthi s’mund të dalë në dyqan pasi që politikat e rrjetit social janë të pamjaftueshme në adresim të kërcënimeve për dhunë.

Të mërkurën, një zëdhënës i Googlet ka konfirmuar për CNN-in se standardet janë përmbushur dhe se aplikacioni mund të dalë në dyqan për shkarkim.

Nën politikat e reja të rrjetit social të ri, përdoruesit që inkurajojnë dhunën “mund të fshihen nga platforma”.