Tech

Lansohet Xiaomi Mi 5X

Ashtu siç është premtuar, kompania e njohur kineze, Xiaomi, zyrtarisht ka zbuluar sot dy produkte të reja në një ngjarje në Pekin, Kinë.

Produkti i parë që është prezantuar, është smartfoni i ri Xiaomi Mi 5X, pas tij është prezantuar edhe ndërfaqja e re MIUI 9 e sistemit operativ.

Xiaomi Mi 5X vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 625, kartelën grafike Adreno 506, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 128 GB, kamerën kryesore të dyfishtë (12+12 megapikselë) e cila është e njëjtë sikurse te Mi 6, kamerën e përparme prej 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 3,080 mAh, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me sensorin për gishtërinj si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 7.1.1 (Nougat) dhe ndërfaqen më të re MIUI 9.

Gjithashtu, Mi 5X vjen edhe në version me ngjyrë të zezë, ari dhe ari-rozë, ndërsa shitja e tij do të fillojë në Kinë nga muaji i ardhshëm me çmim prej rreth 220 dollarë.

Image

Ndërfaqja e re MIUI 9 e përdoruesit është e bazuar në sistemin operativ Android Nougat 7.0 dhe vjen me tre veçori kyçe – kërkimi për imazh (Image), asistenti Smart, si dhe aplikacioni i lansimit Smart. MIUI 9 do të jetë në dispozicion për Mi 6 dhe Redmi Note 4X (Qualcomm) në Kinë nga nesër (27 korrik), ndërsa për pajisjet tjera nga 25 gushti.