Inteligjenca artificiale një rrezik, “luftë” mes Musk dhe Zuckerbergut

Inteligjenca artificiale një rrezik, “luftë” mes Musk dhe Zuckerbergut

26 korrik 2017 11:05

Inteligjenca artificiale përbën një rrezik për njerëzimin?

Miliarderët e “Silicon Valley” Elon Musk (SpaceX, Tesla) dhe Mark Zuckerberg (Facebook) nuk janë dakord, siç ilustrohet në shkëmbimet e tyre në rrjetet sociale.

Në mes të muajit korrik, Elon Musk theksoi se inteligjenca artificiale ishte kërcënimi më i madh për qytetërimin tonë, në një konferencë para guvernatorëve në SHBA duke shtuar se njerëzimi duhet të jetë shumë i shqetësuar.

Ai u shpreh në atë kohë për futjen e një rregulloreje për parandalimin e inteligjencën artificiale duke përmendur rreziqet si robotët që vrasin njerëz në rrugë apo shpërthimi i luftrave duke manipuluar informacionin.

“Këto deklarata janë të papërgjegjshme”, u kundërpërgjigj të dielën kreu i Facebookut, Mark Zuckerberg, i pyetur nga një përdorues interneti gjatë një bisede direkte në rrjetin social.

“Për këtë çështje jam optimist”, theksoi ai.

Sipas tij, në pesë apo 10 vitet e ardhshme, inteligjenca artificiale do të mundësojë përmirësime në jetët tona, duke përmendur shëndetin apo drejtimin autonom.

Pardje në mbrëmje, reagimi therës i Elon Musk në Twitter, për deklaratat e Mark Zuckerberg ishte se “ai e ka të kufizuar të kuptuarin e kësaj çështjeje”

Gjigantët e “Silicon Valley” investojnë masivisht në inteligjencën artificiale duke përfshirë këtu ndërmarrjet e drejtuara nga Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Facebook përdor veçanërisht inteligjencën artificiale për evakuimin e përmbajtjeve problematike në rrjetin social dhe përdor inxhinierë të specializuar në inteligjencën artificiale për punën në projektet e ardhshme, si komunikimi nga mendimi e tjerë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme