Tech

Konfirmohen specifikat e Meizu Pro 7

Smartfoni i avancuar i ardhshëm i kompanisë së njohur kineze Meizu, Pro 7, pritet të lansohet nesër dhe kohëve të fundit ka qenë temë e spekulimeve por shumica e gjërave për këtë smartfon ende nuk janë zbuluar.

Sot, është shfaqur një fotografi e cila ka zbuluar pothuajse çdo gjë në lidhje me Meizu Pro 7, transmeton Koha.net. Sipas fotografisë, Pro 7 do të vijë në dy versione.

Image

Njëri do të ketë procesor Helio P25 SoC, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri me procesor Helio X30, 4 GB RAM memorie dhe 128 memorie të brendshme.

Të dy versionet e Pro 7 do të vijnë me trup nga metali dhe ekran kryesore prej 5.2-inç dhe atë sekondar prej 1.9-inç.

Në pjesën e pasme gjenden dy kamera me nga 12 megapikselë, ndërsa ajo për selfie është prej 16 megapikselë.

Dy veçoritë tjera që u zbuluan në këtë fotografi janë teknologjia e kompanisë mCharge për karikim të shpejtë të baterisë dhe sistemi operativ Android Nougat 7.0 i bazuar në Flyme 6.

Image