Tech

Publikohen versionet e Samsung Galaxy Z Flip4

Ngjarja e madhe e Samsungut po afrohet. Më 10 gusht do të shpalosen telefonat e rinj, Galaxy Z Fold4 dhe Z Flip4, për të cilin tashmë kanë rrjedhur pamjet në të katër llojet e ngjyrave.

Ai do të vijë në ngjyrë grafiti, rozë, vjollcë dhe të kaltër, shkruan "GSMArena".

Flip 4 do të përdorë setin e procesorit Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1, dhe pritet të vijë me ekran 6.7-inç që paloset. Kamera e pasme do të jetë 12 megapikselë, ndërsa ajo e përparme 10.

Do të ketë 8 gigabajt RAM e deri 512 hapësirë të brendshme.

Bateria do të jetë me kapacitet 3400mAh.

Flip 4 pritet të vijë me çmim mbi 1000 euro, për versionin me 8GB RAM e 128GB hapësirë të brendshme.