Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

WhatsApp së shpejti me veçori të re

Të gjithë kemi dërguar një mesazh të cilin pastaj kemi dashur që ta tërheqim, por kjo nuk ishte e mundshme.

Derisa aplikacionet si Viber, Skype dhe disa shërbime të tjera për dërgimin e mesazheve kanë veçorinë për tërheqje, WhatsApp ende nuk e ka këtë veçori, transmeton Koha.net. Sipas postimit të fundit të @WABetalInfo, në Twitter, WhatsApp ka bërë disa avancime në këtë segment dhe pritet që së shpejti të lansojë veçorinë për tërheqjen e mesazheve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimisht, kjo veçori është pritur të arrijë në fillim të këtij viti por duket se departamenti i zhvillimit ka pasur disa probleme dhe është detyruar që të shtyjë lansimin e kësaj veçorie.

Ende nuk dihet me saktësi se kur do të bëhet lansimi i tërheqjes së mesazheve në WhatsApp, por në bazë të postimit të @WABetalInfo lansimi mund të ndodhë së shpejti.

Image