Tech

Snapchati lanson abonimin me pagesë

Descriptive Text

Rrjeti social Snapchat njoftoi se nga kjo javë do të nisë lansimi i opsionit Snapchat Plus, lloj abonimi që u mundëson përdoruesve veçori ekskluzive dhe qasje më të shpejtë.

Siç shkruan “The Verge” të mërkurën, çmimi mujor i këtij opsioni do të jetë 4 dollarë, derisa abonimi vlen më tepër për “përdoruesit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar me miqtë në Snap”.

Iniciatori i këtij opsioni, Jacob Andreou, tha se kjo është përpjekja e parë reale e rrjetit social për të fituar të hyra pa reklama, ndonëse sipas tij, Snapchat Plus nuk do të jetë burim i madh i të ardhurave.

Fillimisht ky opsion do të jetë në fazë testuese. Veçoritë e tij janë logoja e re e rrjetit social e ruajtja e bisedave.