Tech

Pesë faktet pak të njohura për Internet Explorerin

Descriptive Text

Të martën, zyrtarisht u regjistrua shuarja e shfletuesit të internetit, Internet Explorer.

Kompania e teknologjisë, Microsoft, njoftoi se pas 27 vjetësh, erdhi lajmi "i shumëpritur", ndonëse pauzimi i punës së tij është ditur vite më parë. Si shfletuesi i parë në internet, në vijim janë të renditura disa fakte pak të njohura rreth tij.

Gjithçka nisi me një ekip të vogël

Ekipi i Microsoftit në fillim përbehej me vetëm 5 individë që punonin në projektin për Internet Explorer. Projekti nisi në verën e 1994-s, nga inxhinieri kompjuterik, Thomas Reardon. Brenda vitit, ekipi shkoi në njëqind individë, që u angazhuan maksimalisht për këtë projekt. Në vitin 1999, kompania numëronte 1000 punëtorë.

Emri i koduar ishte “O’Hare”

Internet Explorerin, Microsofti e quajti “O’Hare” si emërtim të koduar. Ky emër u vendos para se shfletuesi të bëhej publik. Emri i mbeti duke iu referuar Aeroportit Ndërkombëtar “O’Hare”, që është aeroporti më i madh në Çikago. Ekipi i kompanisë amerikane tha se Internet Exploreri “e parandiente” që projekti do të shpërndahej përtej Çikagos.

Internet Explorer 2 tentoi ta imitonte “Netscape Navigator”

Në mesin e viteve ‘90, Netscape Navigator ishte shfletuesi më i madh i popullarizuar i internetit. Me Internet Explorerin, Microsoft tentoi t’i bëhej rival e ta kalonte. Nëpërmjet ngjyrave, dizajnit e veçorive të reja, Microsoft e zhvilloi projektin, duke e bërë më të lehtë për t’u përdorur.

Microsofti e vështirësoi çinstalimin e Internet Explorerit

Për t'i "detyruar" përdoruesit që ta përdornin Internet Explorerin, Microsoft e vështirësoi procesin e çinstalimit të tij. Për shkak se Explorer është i integruar shumë me Windowsin, çinstalimi i tij do të shkaktonte ngadalësim të sistemit operativ. Gjithashtu, shumë sisteme softuerike do të bllokoheshin e ngadalësoheshin sikur të hiqej nga përdorimi IE.

Microsofti u padit për monopol

Në maj të 1998-s, qeveria e Shteteve të Bashkuara e paditi Microsoftin, nën akuzën se krijoi monopol të paligjshëm në tregun e kompjuterëve. Dy vjet më vonë, Microsofti u shpall fajtor, duke e detyruar që të ndahej në dy njësi. Njëra t'i kushtohej vetëm zhvillimit të sistemeve operative, e tjetra të punonte në komponentët e softuerit. Megjithatë, bazuar në faktet e reja të përdorura në gjykatë, dënimi ra poshtë.