Tech

Robotët në Singapor, zgjidhje për mungesën e punëtorëve të huaj

Descriptive Text

Mes përpjekjeve për të gjetur staf gjatë pandemisë, bizneset në Singapor u janë kthyer gjithnjë e më shumë robotëve për të ndihmuar në kryerjen e një sërë detyrash, që nga inspektimi i vendeve të ndërtimit deri te baristët, njoftoi të hënën Reuters.

Ky vend mbështetet te punëtorët e huaj, por numri i tyre ra për 235,700 që nga dhjetori i vitit 2019 deri në shtator të vitit 2021, sipas Ministrisë së Fuqisë Punëtore, që nxjerrë në pah nevojën e përshpejtimit të adaptimit të teknologjisë nga kompanitë.

Në një kantier ndërtimi në Singapor, një robot me katër këmbë i quajtur "Spot", i ndërtuar nga kompania amerikane Boston Dynamics, skanon pjesët e zhavorrit për të kontrolluar përparimin e punës.

Përdorimi i këtij roboti kërkon vetëm një punonjës njerëzor, kurse më parë janë nevojitur së paku dy punëtorë për ta bërë punën manualisht.

Singapori ka 605 robotë të instaluar për zëvendësimin e rreth 10,000 punonjësve në industrinë e prodhimit, duke u renditur si vendi i dytë në botë, pas Koresë së Jugut që ka gjithsej 932 të tillë, bazuar në raportin e vitit 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës.

Robotët po përdoren gjithashtu për detyrat që kanë të bëjnë me klientët, derisa pritet që më shumë se 30 stacione metroje të kenë robotë që bëjnë kafe për udhëtarët.