Panasonic së shpejti me telefon të lirë e bateri të fuqishme

Panasonic së shpejti me telefon të lirë e bateri të fuqishme

17 korrik 2017 14:50

Kompania e njohur e televizorëve, Panasonic, është po ashtu prezente në tregun e smartfonëve dhe tani paralajmëron telefon të ri e të lirë – P55 Max, të cilin do ta lansojë në Indi.

Panasonic P55 Max do të kushtojë rreth 130 dollarë do të jetë në dispozicion për shitjen vetëm në Flipkart, transmeton Koha.net.

Sa i përket specifikave, P55 Max do të vijë me ekran 5.5-inç IPS me rezolucion prej 720 pikselë e me xhamin mbrojtës 2.5D, procesor MediaTek MT6737, 3 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, si dhe me baterinë prej 5 mijë mAh.

Gjithashtu, smarftoni i ri i Panasonic do të vijë edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

© KOHA

Të ngjashme