Mësohet data e lansimit të Meizu Pro 7, me ekran sekondar prapa

Mësohet data e lansimit të Meizu Pro 7, me ekran sekondar prapa

17 korrik 2017 11:10

Kompania e njohur kineze, Meizu, ka filluar të shpërndajë ftesa për një ngjarje e cila është caktuar të mbahet më vonë këtë muaj.

Ftesa në mënyrë të qartë zbulon se Meizu do të lansojë smartfonin e saj të ri të avancuar, Pro 7, më 26 korrik, dhe besohet se versioni i tij më i madh, Plus, po ashtu do të lansohet në të njëjtën kohë, transmeton Koha.net.

Meizu Pro 7 duket shumë interesant me ekranin e tij të dytë i cili gjendet në pjesën e pasme të telefonit. Ekrani mund të përdoret në situata të ndryshme, për shembull kur bëni selfie me kamerën kryesore ose për njoftimet.

Sa i përket specifikave, është konfirmuar se Pro 7 do të vijë me procesor Helio X30 ndërsa specifikat tjera do të zbulohen gjatë lansimit.

Image
Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme