Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prezantohet zyrtarisht YouTube TV

Qëkur YouTube u shndërrua në platformë në të cilën mund të shikoni të gjitha llojet e videove, që nga përmbajtjet me incizime të xhiruara e deri te transmetimet direkte, supozojmë se kishte kuptim që YouTube të fillojë të ofrojë përmbajtje edhe në formë televizioni.

Kjo është pikërisht ajo që është bërë tash me lajmërimin e platformës YouTube TV. Për këtë shërbim është folur që një kohë, por që ka arritur vetëm tash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit nga YouTube, “transmetimet e Live TV vijnë me kanalet e njohura ABC, CBS, FOX, NBC, ESPN, rrjetin e sporteve rajonale dhe dhjetëra kanale të popullarizuara kabllore. YouTube TV ju ofron emetimin e serive të njohura si Empire, The Voice, The Big Bang Theory dhe Scandal, deri te sportet live të cilat i dëshironi”.

Ky shërbim, po ashtu, do t’iu mundësojë përdoruesve që të incizojnë emisionet televizive, ndërsa do të punohet në shumë pajisje të cilat mund të mbështesin YouTube, transmeton KP.

E gjithë platforma natyrisht nuk do të jetë falas, pasi YouTube TV do të kushtojë 35 dollarë në muaj. Po ashtu, ky shërbim për momentin nuk do të jetë i qasshëm në të gjitha rajonet.