Tech

Sony blen një kompani muzikore

Descriptive Text

Kompania Sony Corp është në fazën finale të bisedimeve për blerjen e distribuimit francez të muzikës Believe Digital, raporton Nikkei Business Daily.

Sony Music Entertainment do të marrë shumicën e aksioneve prej aksionarëve aktualë për afër 40 miliardë deri 50 miliardë jen (355.3 milionë-444.1 milionë dollarë), transmeton kp.

Transaksioni pritet të mbyllet gjatë këtij viti, raporton Nikkei.

Sony dhe Believe Digital nuk kanë komentuar ende lidhur me arritjen e marrëveshjes.