Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

WhatsApp, tani mund të shpërndani gjithçka

Prej sot në WhatsApp mund të shpërndash çfarëdolloj dosje apo dokumenti, jo vetëm pdf, foto apo video. Risia është në përditësimin e fundit të aplikacionit aktualisht për Android dhe shumë shpejt dhe për iPhone, thotë faqja e interentit Engadget.

Përdoruesit e WhatsApp, mbi 1 miliardë në botë, mund të dërgojnë çdo lloj dokumenti, që nga tekstet, dhe kartelat zip. Përmasat e dosjeve nuk mund të kalojnë madhësinë 100 megabyte, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë përditësim aplikacioni thjeshton edhe dërgimin e fotove dhe videove, duke treguar galerinë e shkrepjeve të telefonit kur hapet fotokamera. Gjitashtu nuk do i lëvizë përmasat e fotove të shpërndara, por do i dërgojë me cilësinë origjinale. Kur shkruan të jep mundësinë të përzgjedhësh tekstin dhe ta modifikosh me bold, italic apo të nënvizuar.