Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Franca dërgon në Apel vendimin për taksën e Google

Paris, 14 korrik – Ministri francez i Buxhetit, Gerald Darmanin, tha të enjten se qeveria e tij do të ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin me të cilin Google është liruar t'i paguaj Francës 1.11 miliardë euro në taksa kthyese për periudhën pesë vjeçare.

Gjykata Administrative të enjten, në pesë vendime të ndara, tha se autoriteti tatimor i vendit nuk ka të drejtë të marrë të ardhura nga Google në Francë për pesë vitet 2005 -2010, pas akuzave se të njëjtat janë transferuar në nëndegën e saj irlandeze, GIL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria franceze e Financave, kishte thënë më herët se po shqyrtonte ankimimin, i cili duhet të depozitohet brenda dy muajve, "duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre rasteve, më konkretisht, çështjen e taksimit të drejtë në Francë, të fitimeve të nxjerra nga ekonomia digjitale" .

Në një deklaratë të publikuar, siç transmeton AA raportimet, Google tha se vendimet e gjykatës konfirmuan se "ajo i bindet ligjit francez të taksave dhe standardeve ndërkombëtare”.

Muajin e kaluar Bashkimi Evropian i kishte shqiptuar kompanisë Google një gjobë rekorde prej 2.7 miliardë dollarë për shkelje të rregulativës antitrust.