Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lansohet iOS 11 Beta 2, kështu mund ta instaloni

Apple ka lansuar sistemin e ri operativ iOS 11 beta 2, si përditësim për ata që tashmë e kanë iOS beta 1 të instaluar.

Instalimi i tij është i thjeshtë: Hapeni menynë e cilësimeve (Settings) pastaj klikoni ‘General’ e shikoni për përditësime të reja, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, para se përdoruesit ta bëjnë këtë, duhet të sigurohen që të arkivojnë fotografitë, mesazhet e gjërat e ngjashme të rëndësishme, pasi nuk ka kthim prapa nëse instalimi i beta shkon keq.

Po ashtu ata duhet ta kenë të mbushur me bateri ose ai të jetë i lidhur me rrymë, sepse nëse ndalet në gjysmë të procesit, atëherë smartfoni do të ketë probleme të mëdha.

Apple në iOS beta 2 ka bërë shumë përmirësime të gabimeve, si zëra shtesë në Siri, nacionalitete, opsionin e prekjes 3D e po ashtu ikonën e kamerës të përmirësuar.