Reklamat arrijnë në Facebook Messenger

Reklamat arrijnë në Facebook Messenger

12 korrik 2017 11:45

Facebook tashmë është vërshuar nga reklamat, ashtu që nuk befason informacioni se aplikacioni i kompanisë Messenger do të mund të ketë reklama.

Reklamat në shërbim do të shfaqen në kuadër të ekranit fillestar të Messengerit, ku aktualisht është e mundur të shihen bisedat.

Pamja e reklamave do të integrohet në dizajnin e aplikacionit. Megjithatë, hapësira vertikale që do të marrin reklamat përfundimisht do të mbetet e pa hetuar.

Facebook thotë se përdoruesit e Messengerit në gjithë botën mund të fillojnë të shohin reklama në disa nga javët e ardhshme, transmeton kp.

Megjithatë, sjellja komplete e reklamave në shërbim për të gjithë përdoruesit do të mund të zgjasë deri në fund të vitit.

Pritet që shumica e reklamave të kompanive në Messenger të dërgojë drejt destinacioneve, siç janë faqet e filmave, asi që të shtypni në reklamë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme