Tech

Tabletët e rinj të Apple me rezolucion më të mirë

Apple pritet që sivjet të lansojë tri versione të iPad Pro, të cilët raportohet se do të kenë revolucion më të mirë të ekraneve.

Modelet e reja do të jenë me ekrane 12.9, 9.7 dhe 10.5-inç. Versioni i fundit me 10.5-inç do të ketë pixels të njëjtë me atë 9.7-inç,i cili ka 264ppi me rezolucion 2,224x1668 pixels.

iPad Pro me 9.7-inç ka rezolucionin 2048x1536 pixels.

Apple raportohet se tabletët e rinj do t’i lansojë kah muaji maj ose qershor.

Seria e re e iPad Pro pritet të ketë dizajnin e njëjtë me modelet e tanishme, por do të kenë procesor më të shpejtë dhe më shumë RAM.