Tech

NASA do të vështrojë nga afër Pikën e Kuqe të Jupiterit

NASA pritet të realizojë përmes anijes së saj Juno, vështrimin më të afërt deri më tani të Pikës së Madhe të Kuqe të Jupiterit, që është një stuhi masive e vazhdueshme, raporton AA.

Pika e Madhe e Kuqe është shenja më dalluese e Jupiterit, e cila prej se është zbuluar teleskopi, ka tërhequr të apasionuarit e astronomisë për të vështruar sipërfaqen e saj. Me një gjerësi prej 16.000 kilometrash, ajo në fakt mund të gëlltisë dy planete me përmasa të Tokës.

Fluturakja e NASA-s, Juno, do të vështrojë stuhinë masive në kohën kur ajo do të jetë vetëm 9.000 kilometra larg nga rretë e dendura, që do jetë mjaftueshëm afër për Junon të mbledh të dhëna për stuhinë misterioze.

Ndryshe nga anijet e tjera hapësinore që kanë vizituar Jupiterin, instrumentet e Junos janë ndërtuar posaçërisht për të depërtuar retë e trasha të Jupiterit me gaz të dëmshëm, në mënyrë që të marrin një pamje më të qartë të brendësisë së planetit.

Juno u lançua në vitin 2011, ndërsa vetëmn vitin e kaluar ai filloi të orbitalizon Jupiterin.

“Sot, fluturakja e jonë Juno do të fluturojë mbi Pikën e Madhe të Kuqe të Jupiterit, që paraqet një fillim të studimit të stuhisë ikonike”, tha NASA në një deklaratë të shkruar.

Pika e Madhe e Kuqe qarkullon e ndezur rreth Jupiterit më së voni prej vitit 1830, thotë NASA.

Ka të ngjarë që astronomët në vitet 1660 të kenë folur për Pikën e Madhe të Kuqe kur ata përshkruan një pikë të madhe në Jupiter, por është e pamundur të dihet me siguri.

Duke pasur parasysh se më herët mungonin pajisjet për të parë Jupiterin, epoka e saktë e stuhisë është një mister.