Tech

Së shpejti lansohet globalisht versioni i ri i Galaxy Note 7

Versioni i rifreskuar i Galaxy Note 7 është lansuar në Korenë e Jugut, dhe sipas raporteve të para Samsung planifikoi të shesë vetëm 400 mijë njësi në këtë vend.

Dhe derisa ky fablet nuk do të arrijë në SHBA, raportet e reja tregojnë se Galaxy Note FE mund të lansohet globalisht, transmeton Koha.net.

Sipas një burimi të “brendshëm” të kompanisë, i cili është intervistuar nga The Investor, versioni i ri i Galaxy Note 7 mund të lansohet globalisht në fund të këtij muaji.

Samsung ende nuk ka specifikuar se cilat vende do të kenë në dispozicion këtë fablet premium, por mund të thuhet se lansimi do të jetë i kufizuar në një numër të vogël të tregjeve.