Tech

Facebook me kampus në 2021-ën

Descriptive Text

Prej pak kohësh Facebook ka kaluar numrin historik të 2 miliardë përdoruesve, por synon të rritet edhe më shumë, edhe në territorin e vet.

Në zemër të zyrave të tij qendrore, në Menlo Park të Kalifornisë do të ndërtojë një qytezë të vogël me shumë banesa dhe shërbime, që nga farmacia e deri te supermarketi.

Kompania ka bërë të ditur realizimin e një kampusi të ri me një investim gjigant që parashikon ndërtimin e 1500 banesave.

Image

Willow Campus do të jetë emri i tij dhe objektivi është krijimi i një “fshati të integruar” që do të ofrojë jo vetëm zyra por edhe shërbime dhe zgjidhje banimi, transmeton tch. Blloqet e para, përfshi dyqane, shtëpi dhe zyra, duhet të përfundojnë në fillim të 2021.

Facebook thekson se do të kontribuojë në lehtësimin e presionit banues në zonë. 15% e shitjeve të para do të jepen me çmim shumë më të ulët se ato të tregut.

Image

Për zgjerimin e lagjes kryesore të Menlo Park rrjeti social ia kishte besuar arkitektit të Guggenheim Museum, Fran Gehry. Projekti i ri do të zhvillohet bashkë me studimet e OMA në New York.