Tech

Samsung raporton fitime më të mëdha deri tani

Samsung ka pasur një tre mujor të dytë fantastik të 2017-ës, ku ka treguar se ka pasur rritje 20 për qind si në shitje ashtu edhe në fitime operative, transmeton koha.net.

Kjo kompani ka deklaruar se gjatë gjysmës së dytët të tremujorit të 2017-ës ka pasur shitje rreth 52 miliardë dollarë.

Sipas deklaratës, dallimi nga tre mujori i parë i vitit 2017, me tre mujorin e dytë është 12.2 miliardë dollarë fitime.

Këta numra janë sigurisht lajm i mirë për Samsung. Gjysma e dytë e 2017-ës është duke u bërë tre mujori më i suksesshëm ndonjëherë i kësaj kompanie.

Këto të ardhura rekorde janë bërë për shkak të shitjes rekorde të smartfonëve të rinj, Galaxy S8 dhe Galaxy S8+.