Tech

Asus konfirmon datën e përditësimit të ZenWatch 3

Përdoruesit e orëve të mençur të Asusit, ZenWatch 2 dhe 3, kanë qenë duke pritur për përditësimin më të ri Android Wear 2.0 qe një kohë.

Kompania pati njoftuar se përditësimin e ri do ta lansojë në gjysmën e dytë të 2017-ës, por ka dështuar, transmeton Koha.net. Tani, ajo ka konfirmuar se përditësimi është i gatshëm për lansim.

Arsyet se pse është shtyrë lansimi i përditësimit, janë të panjohura, por Asus ka thënë se përdoruesit e ZenWatch 3 do të mund ta përditësojnë më 11 korrik.

Ndërkaq, përdoruesit e ZenWatch 2, fatkeqësisht, do të duhet të presin pak më shumë.