Tech

Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas Bloomberg

Pasuria e Elon Muskit ka arritur në 222 miliardë dollarë, dhe me këtë ai është vënë sërish në krye të listës së njerëzve më të pasur në bote, sipas Indeksit të Miliarderëve, të Bloomberg.

Pasuria personale e Musk u rrit me 10.6 miliardë dollarë shtesë pasi shitja e aksioneve dytësore nga investitorët, e njoftuar javën e kaluar, vlerësoi kompaninë hapësinore mbi 100 miliardë dollarë, raporton CNBC.

Ndërkohë, Jeff Bezos, themelues i Amazonit, renditet i dyti, me pasuri neto të vlerësuar me 191,6 miliardë dollarë. Ishte Elon Muski ai i cili e ka bërë të ditur pozicionimin në vendin e dytë të Bezos, duke vënë një medalje me numrin 2, në një postim në Twitter të Bezosit.

 

Falë aksioneve të Musk në Tesla dhe aksioneve të tij të shumicës në SpaceX private, ku ai shërben si CEO, Musk ka grumbulluar pasuri të madhe deri më tani.

Musk fitoi 8.6 miliardë dollarë që nga mbyllja e së premtes dhe më shumë se 52 miliardë dollarë nga viti i kaluar, thotë Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg.

Edhe Tesla ka shënuar rritje të fitimeve, pas rikuperimit nga një vit tronditës.

Musku dhe Bezos, dy njerëzit më të pasur në botë, janë përfshirë edhë në një garë miliardëshe të hapësirës.

Edhe para se të niste misionin e parë turistik në hapësirë ​​në Inspiration4 në shtator, SpaceX i Musk fitoi kontrata masive të NASA -s dhe ushtrisë amerikane dhe fluturoi me raketën më të fuqishme në veprim.

Ndërkaë, Bezos i cili ka themeluar Blue Origin në vitin 2000, dhe pronari i brendeve miliardëshe Virgin, Richard Branson, kanë udhëtuar në hapësirë verën e kaluar.