Tech

Microsoft zbulon debutimin dhe çmimet e Office 2021

Microsoft do të lansojë Office 2021 më 5 tetor dhe kompania më në fund ka vendosur të zbardhë çmimet dhe funksionalitetet që do të sjellë.

Office 2021 do të jetë versioni i suitës së Microsoft që instalohet në kompjuter dhe është dizajnuar për bizneset dhe konsumatorët të cilët duan të shmangin versionin në formë abonimi të Office.

Office Home dhe Student 2021 do të kushtojnë 140 dollarë dhe përfshijnë Word, Excel, PowerPoint, OneNote dhe Microsoft Teams për kompjuter dhe Mac. Office Home dhe Business 2021 do të kushtojnë 250 dollarë dhe përfshijnë çdo gjë që ka versioni Home së bashku me Outlook për kompjuter dhe Mac.

Office 2021 do të sjellë funksionet e ndërveprimit si “co-authoring”, mbështetje për OneDrive dhe integrim i Microsoft Teams. Office 2021 gjithashtu përmban dizajnin e ri të Office me ndërfaqe të ridizajnuar të panelit të butonave, skaje të rrumbullakëta dhe një paletë ngjyrash që përshtatet me ndryshimet vizuale të Windows 11.

Së fundmi, Microsofti ka sjellë veçoritë e Microsoft 365 të Excel, PowerPoint dhe përkthimin Outlook në Office 2021. Suita do të jetë e disponueshme më 5 tetor krahas debutimit të Windows 11. Microsoft ka thënë se Office 2021 mbështetet nga Windows 11, Windows 10 dhe tre versionet e fundit të macOS.