Tech

Vjet kishte 4 miliardë e 800 milionë përdorues të telefonave celularë

Kongresi Botëror Mobile (MWC 2017), një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës teknologjisë, ka filluar në qytetin e Barcelonës në Spanjës.

Në kongres marrin pjesë shumë teknologji të ndryshme, të tilla si smartphones, kompjuterë laptop dhe orë inteligjente.

Mbi 100 000 pjesëmarrës profesionalë pritet të vizitojnë këtë aktivitet, ku do të kenë mundësinë të njihen me prodhimet e 2 mijë e 200 firmave më të njohura të këtij sektori.

Sipas një studimi të publikuar në Kongresin Mobil Botëror në vitin 2016 në botë ka pasur 4 miliard 800 milionë përdorues të telefonave celularë.

Pritet që këtë vit numri i përdoruesve të celularëve ti kalojë të 5 miliardët.