Kompania e njohur e teknologjisë, Sony, deri më tani ka pasuar smartfona shumë mbresëlënës, por lirisht mund të themi se smartfonat e saj më të fundit nuk janë në të njëjtin nivel me smartfonët tjerë të avancuar sa i përket dizajnit.
Lajmi i mirë për fansat e Sonyt, është se kompania më në fund do të lansojë smarfonin e ri të avancuar pa skajet, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy lajm vjen menjëherë pasi Japan Dispaly (JDI) ka lansuar ekranin e parë pothuajse pa skajet të quajtur Full Active. Që kur JDI pjesërisht është pronë e Sonyt, ishte vetëm çështje e kohës para se të shihnim ekranin Full Active në smartfonët e Sonyt.
Sipas raportit të ri, Sony do të përdorë ekranin e njëjtë në smartfonin e ri të avancuar i cili pritet të lansohet në panairin e teknologjisë IFA, i cili do të mbahet në Berlin më 31 gusht të këtij viti.