Tech

Facebook lansoi globalisht veçorinë e re “Find Wi-Fi”

Ka fundi i vitit të kaluar Facebook prezantoi veçorinë e re e cila do t’i ndihmonte përdoruesit të gjejnë lidhjet Wi-Fi publike falas.

Veçoria ishte në fazën e testimit dhe ishte e pranishme në disa tregje të përzgjedhura. Tash Facebook njoftoi se “Find Wi-Fi” është i pranishëm në nivel global, transmeton kp.

“Sot fillojmë me lansimin e Find Wi-Fi çdo kund në botë për Android dhe iPhone. Lansuam Find Wi-Fi në disa shtete vitin e kaluar dhe zbuluam se kjo veçori ndihmon njerëzit të cilët udhëtojnë ose janë në lëvizje, ndërsa veçanërisht është i dobishëm në rajonet ku të dhënat mobile janë të pakta”, ka bërë të ditur Facebook.

Krejt ajo që iu nevojitet përdoruesve është që të klikojnë në “More” në Facebook, të kalojnë në Find Wi-Fi, pas të cilit mund të gjejnë pikat Wi-Fi në hartë, shkruan Ubergizmo.