Tech

Samsung punon në baterinë që nuk shpërthen

Descriptive Text

Pas problemeve që kishte me modelin Galaxy Note7 vitin e kaluar, gjiganti i teknolgjisë Samsung është duke investuar burime shtesë dhe po ndërmerr hapa të nevojshëm në mënyrë që kjo të mos përsëritet sikurse me modelin Note7, po ashtu edhe me disa telefona tjerë.

Për të siguruar që të gjitha pajisjet e prodhuara janë të sigurta, Samsung ka implementuar edhe proceset rigoroze të testit të baterisë. Gjithashtu, kompania po eksploron një alternativë më të sigurt që mund të zëvendësojë bateritë litium, të cilat përdoren sot.

Sipas raporteve të Korea Herald, Samsung SDI do të jetë gati për të ofruar bateri në gjendje solide litium në dy vitet e ardhshme. Këto lloj baterish kanë epërsi të shumta krahasuar me bateritë konvencionale litium-jon, transmeton kp. E para dhe më e rëndësishmja është se ato nuk eksplodojnë dhe janë rezistuese ndaj shpërthimeve.

Përveç kësaj, bateritë e tilla kursejnë më shumë dhe kanë deri pesë herë jetëgjatësi më të madhe dhe mbushen gjashtë herë më shpejt. Nuk ka asnjë garanci se Samsung do të kalojë në Samsung SDI, pasi që këtë vendim duhet ta marrin zyrtarët e kompanisë.

Megjithatë, kompanitë tjera janë duke punuar në bateritë e tyre solide dhe në mesin e tyre është edhe rivali i madh i Samsungut, LG.