Tech

Krijuesi i “Fortnite” mund Apple-in në procesin gjyqësor

Descriptive Text

Apple-it i është dhënë një goditje e madhe në gjyqin e saj kundër krijuesit të Fortnite, Epic Games.

Një gjykatë në Oakland të Kalifornisë ka vendosur që Apple nuk mund t’i ndalojë zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë përdoruesit në opsionet e pagesave të palëve të treta.

Apple kishte argumentuar se të gjitha aplikacionet duhet të përdorin opsionet e pagesës vetëm brenda aplikacionit të Apple.

Megjithatë, gjykatësja e rastit nuk e ka pranuar se Apple ka bërë monopol.

Në një gjykim të profilit të lartë, Epic Games kishte sfiduar shkurtimin deri në 30% të Apple që merr nga blerjet-dhe argumentoi se App Store ishte monopolist.

Ndërkaq të premten, gjyqtarja Yvonne Gonzalez-Rogers lëshoi ​​një urdhër të përhershëm, përmes të cilit thuhet se Apple nuk mund t'i ndalojë krijuesit e aplikacioneve që të lidhen me mekanizmat e tyre të blerjes.

Për shembull, një shërbim i transmetimit të filmave tani do të jetë në gjendje t'u thotë klientëve të regjistrohen përmes faqes së tij të internetit, pa përdorur mekanizmin e blerjes brenda aplikacionit të Apple.

Epic ka ndërmarrë veprime gjyqësore edhe ndaj Geoogle lidhur me Play Storen e tij.

Sistemi i pagesave të mbyllura të Apple është jashtëzakonisht fitimprurës për gjigantin e teknologjisë, megjithëse kompania thotë se nuk e di saktësisht sa fiton.

Mirëpo, vendimi i gjykatës tani thotë se Apple nuk mund t’ua ndalojë zhvilluesve që të komunikojnë me klientët e tyre. Shpeshherë ka opsione më të lira për konsumatorët se sa ato që janë në App Store, mirëpo Apple deri më tani nuk i ka lejuar kompanitë që t’ua bëjnë me dije këtë klientëve të tyre.