Tech

Irlanda gjobit WhatsAppin me 225 milionë euro

Shteti i Irlandës ka “goditur” të enjten shërbimin e mesazheve të WhatsAppit, duke i shqiptuar gjobë të madhe për shkelje të ligjit të privatësisë së Bashkimit Evropian.

Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) i është besuar rasti pasi selitë evropiane të Facebookut ndodhen në këtë shtet.

“Bazuar në këtë vlerësim, DPC-ja ka gjobitur WhatsAppin me 225 milionë euro”, ka bërë të ditur Komisioni, duke shtuar se kjo është një prej dënimeve më të mëdha të lëshuara ndonjëherë nga kompania.

Vitin e kaluar ishte gjobitur me 450,000 euro Twitteri.

Derisa Irlanda është baza e selive rajonale të një numri të madh të kompanive të teknologjisë si Apple, Geogle dhe Twitter, DPC-ja ka përgjegjësinë që të monitorojë politikat e Bashkimit Evropian lidhur me teknologjinë.

Por Irlanda është vënë nën presion për të mos mbajtur një qëndrim aq të fortë kundër gjigantëve të teknologjisë, të cilët në përgjithësi kuptohet se tërhiqen nga vendi nga norma e ulët e taksave të korporatave prej 12.5 përqind.

WhatsAppi ka bërë të ditur se do të apelojë lidhur me këtë vendim.