Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony sërish do të prodhojë pllaka të gramafonit

Gjiganti i industrisë elektronike të Japonisë, Sony nga prodhimi i vet kishte larguar pllakat e gramafonit në vitin 1989, kur kërkesat kishin rënë në nivelin pothuajse zero dhe blerësit më tepër ishin të interesuar për CD dhe teknologjitë e reja për xhirim.

Por, ndjenja e së kaluarës ka sjellë deri te situata që pllakat e gramafonit të bëhen serish të kërkuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e kanë kuptuar edhe shumë prodhues të vegjël, të cilët kohë pas kohe kanë sjellë në treg disa edicione muzikore në pllaka të gramafonit.

Tash përmes një rruge të ngjashme do të niset edhe Sony, zyrtarët e të cilit kanë konfirmuar për AFP, se Sony Music Entertainment deri më mars të vitit të ardhshëm serish do të fillojnë me prodhimin e pllakave të gramafonit, duke pasur parasysh se në Japoni ekziston vetëm një prodhues i pllakave të gramafonit, Toyokasei, i cili nuk mund të përmbushë kërkesat në rritje, transmeton kp.

Sony aktualisht është në kërkim për inxhinierë të vjetër, të cilët do të ndihmonin në nisjen e prodhimit, pasi që mungojnë ekspertët e ri në këtë fushë.