Tech

Samsungu lanson telefonin e ri të palosshëm

Descriptive Text

Gjiganti teknologjik, Samsung, ka lansuar modelet e reja të telefonave të palosshëm – Galaxy Z Fold3 dhe Flip3.

Është më i lirë se pararendësit, por më i qëndrueshëm.

Për shkak të pandemisë, lansimi, sigurisht u bë online.

Galaxy Fold3 ka ekran 7.6-inç kur është i hapur.

Samsungu ka vendosur partneritet me Microsoftin e Googlen për të përmirësuar funksionalizimin e pajisjeve, por deri tash telefonat e palosshëm kanë ngecur të marrin shpërndarje në treg. Ata zënë vetëm 2 milionë nga 1.3 miliardë sa u shitën vitin e shkuar.

Pajisjet e reja vijnë me lapsin digjital S-Pen për herën e parë.

Telefoni më i lirë është Z Flip 3. Ai kushton rreth 1000 dollarë me çmim 25 për qind më të lirë se pararendësi. Ndërkaq Z Fold 3 është 1800 dollarë.

Krahas telefonave të rinj, Samsungu lansoi edhe orën e parë të mençur të dizajnuar në bashkëpunim me Googlein.