Tech

Elon Muskit po ia shkruan biografinë historiani që ia shkroi edhe Steve Jobsit

Descriptive Text

Elon Muski ka bërë të ditur se po shkruhet biografia e jetës së tij.

Themeluesi i Teslas dhe SpaceX, ka bërë të ditur të mërkurën se biografi Walter Isaacson do të shkruajë librin për të. Musk nuk ka bërë të ditur se kur do të jetë në duart e fansave të tij ky libër.

“Nëse jeni kurioz lidhur me Teslan, Space X apo me zhvillimet e mia të përgjithshme, Walter Isaacson është duke shkruar një biografi”, ka shkruar Musk në Twitter.

Isaacson, profesor i historisë në Universitetin Tulane, ka shkruar biografitë e Benjamin Franklinit, Henry Kissingerit dhe Steve Jobsit. Libri i tij më i fundit “The Code Breaker: Jennifer Doudna, Gene Editing and The Future of dhe Human Race” flet rreth fituesit të çmimit Nobel, biokimistit i cili kishte zhvilluar teknologjinë e editimit CRISPR.

Isaacson ka qenë po ashtu redaktor në Time Magazine, themelues i Institutit Aspen dhe themelues dhe kryetar i CNN-it.