Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sulm masiv kibernetik në SHBA, Evropë, Britani, Rusinë...

Hakerët kanë bërë një sulm masiv kibernetik duke shkaktuar ndërprerje të rrjeteve të mëdha të kompanive e qeverive në botë, përfshirë SHBA-në, Evropën e Rusinë, transmeton koha.net.

Virusi ransomware Petya i infekton kompjuterët e viktimave para se t’i enkriptoj ata dhe t’i bllokojë derisa viktimat të paguajnë një shumë të caktuar, për t’u zhbllokuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sistemi i monitorimit të rrezatimit Chernoblyl është goditur nga ky sulm, derisa sensorët e tij janë ndalur, derisa kompania e reklamave WPP, britanike, që është agjencia më e madhe në botë, është njëra nga dhjetëra firmat e prekura.

Ky virus duket se është shpërndarë nga softuerë të kontabilitetit shumë të përdorshëm, raporton dailymail.

Ky problem së pari ka filluar në Ukrainë, derisa rrjeti i energjisë, aeroportet, banka nacionale e kompanitë e telekomunikimit kanë raportuar për këtë problem, para se të përhapet në mënyrë të shpejtë në të gjithë Evropën.

Kompanitë në SHBA, Gjermani, Norvegji, Rusi, Danimarkë e Francë tashmë kanë konfirmuar këtë problem.

{gallery}