Prodhuesi i njohur kinez i smartfonëve, Vivo, ka konfirmuar se javën e ardhshme do të lansojë disa smartfona të rinj.
Sipas një posteri, Vivo X9s dhe X9s Plus do të zyrtarizohet më 6 korrik, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Sa i përket specifikave, për modelin X9s tani për tani nuk ka informacione, ndërsa versioni i tij Plus është shfaqur në uebfaqen e rregullatorit kinez TENAA.
TENAA ka zbuluar se Vivo X9s Plus pritet të vijë me ekran 5.85-inç Full HD, procesor 1.95 GHz me tetë bërthama, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme.
Versioni Plus, po ashtu, pritet të vijë me kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme të dyfishtë (20 + 5 megapikselë), baterinë prej 3,920 mAh, si dhe pritet të punojë me sistemin operativ Android Nougat 7.1.1.