Nokia 6 i kompanisë HMD Global do të jetë në dispozicion për shitje në tregun e SHBA-së nga muaji i ardhshëm me çmim prej 229 dollarë.
Lansimi i tij do të bëhet më vonë. Kur do të arrijë në SHBA në fillim të korrikut, ai do të shitet përmes Amazon, transmeton Koha.net. Nuk ka partneritetet tjera zyrtare në SHBA për shitjen e këtij smartfoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket specifikave, Nokia 6 do të vijë me ekran 5.5-inç HD, procesor Snapdragon 430, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android.
Gjithashtu, Nokia 6 në SHBA do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe të argjendit.