Tech

Instagram së shpejti me veçori të re

Descriptive Text

Rrjeti social i famshëm, Instagram, ka filluar testimin e një veçorie të re.

Kompania është duke punuar në veçorinë e re e cila do të mundësojë që fotografitë dhe njoftimet të ndahen me vetëm një grup të miqve, transmeton Sovrani. Sipas kësaj veçorie, fotografitë do të jenë publike vetëm për njerëzit që ju i miratoni t’i shikojnë.

Gjithashtu, edhe njoftimet dhe komentet mund të lejoni t’i shohin vetëm një pjesë e quajtur si shoqëria e ngushtë.

Ky kufizim në Instagram po bëhet për shkak të kontrollimit të sigurisë.

Veçoria e re do të ishte ideal për njerëzit që janë në lidhje të cilët mund të kenë me shumë kontroll në fotografitë që i publikojnë.