Tech

Oppo prezantoi zyrtarisht teknologjinë e re “5x zoom” për foto

Ashtu siç ka paralajmëruar javën e kaluar, kompania e njohur kineze Oppo ka prezantuar zyrtarisht teknologjinë e saj të re për zmadhim të fotografisë, deri në pesë herë.

Image

Smartfonët kanë pasur zmadhimin optik tjetër në të kaluarën, ku si më i miri ka qenë iPhone 7 Plus: me dy sensorë, njëri prej të cilëve kishte zmadhimin e përhershëm dhe duke përdorur softuerin për të kombinuar të dy sensorët, transmeton Koha.net. Megjithatë, “5x zoom” i Oppos është pak më ndryshe, pasi që sensori i dytë është i fshehur brenda kornizës së telefonit në një kënd prej 90 shkallë.

Image

Kjo teknologji punon me lente telefoto, të cilat janë të vendosur pingul brenda telefonit, dhe dritën nga e cila reflektohet pastaj përmes një prizme rrotulluese, raporton Phone Arena. Mekanizmi mund të rrotullohet në 0.0025 shkallë, duke mundësuar kontrollim preciz të zmadhimit (zoom-it), dhe po ashtu përfshinë edhe stabilizimin e fotografisë.

Image

Mekanizmi është bashkë-zhvilluar me kompaninë Corephotonics, shitës i teknologjisë së kamerave, dhe për zhvillimin e kësaj teknologjie është dashur një vit.