Tech

V30, pajisja e re e LG-së

Descriptive Text

Sivjet nuk pritet prezantimi i telefonit Note 8 në konferencën e Berlinit “IFA”, por aty mund të vijë pajisja e re e LG-së.

Kjo do të jetë hera e parë që LG do të prezantojë pajisjen më të re në eventin e Berlinit, pasi LG V20 vitin e shkuar debutoi në shtator, por në New York dhe Seul.

Kjo informatë vjen nga ETNews që thotë se telefoni i ardhshëm i LG-së, V30, do të shpaloset në fund të muajit gusht, ndërsa prezantimin do ta ketë në fillim të shtatorit në “IFA”.

Pajisja e re e serisë V pritet të ketë procesor Snapdragon 835, ekran OLED me përkrahje të pajisjeve për realitet virtual, rezistent ndaj ujit, kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme dhe një tjetër për selfie të fuqishme sikurse kamera e V10.

Kjo pajisje do të dalë në treg në shtator.