Tech

Lëshohen gabimisht online të dhënat e 200 milionë votuesve amerikanë

Nga një gabim i paqëllimshëm janë hedhur të gjitha të dhënat personale dhe opinionet politike të thuajse 200 milionë qytetarëve amerikanë nga ana e një shoqërie marketingu punësuar nga Komiteti Kombëtar Republikan, “Deep Root Analytics”.

Sipas BBC-së, kjo është një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave elektorale, edhe pse dihet që partitë përpilojnë të dhëna për votuesit e tyre. Përveç të dhënave personale (data e lindjes, adresa, numri i telefonit), online janë hedhur edhe besimet fetare, njëanshmëritë etnike dhe politike, qëndrimet për çështje të diskutueshme të tilla si kontrolli i armëve, aborti apo qelizat staminale.

Të gjitha informacionet janë mbledhur nga burime të ndryshme, nga rrjetet sociale, nga komisioni për mbledhjen e fondeve, për Partinë Republikane. Një kopje e të dhënave u zbulua javën e kaluar nga Christ Vickery, një analist për rreziqet kibernetike.