Tech

Rrjedhin fotografitë e Galaxy Note 8

Kanë rrjedhur në internet fotografitë e Galaxy Note 8 dhe në bazë të tyre, po thuajse nuk ka fare dallim kur e krahasojmë me Galaxy S8.

Ky fakt nuk ka nevojë të merret si i keq, sepse Galaxy S8 ka një dizajn shumë të bukur por njerëzit së paku kanë pritur që Note 8 do të ketë skanerin për gishtërinj nën ekran, gjë që nuk do të ndodh, transmeton Koha.net.

Dallimi kryesor ndërmjet Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8 do të jetë lapsi Stylus, ekran i madh dhe ndoshta disa nga specifikat më të avancuara.

Ndërsa sa i përket dizajnit, të dy këta pajisjet e avancuara praktikisht do të kenë dizajnin e njëjtë. Kjo, po ashtu, është konfirmuar në bazë të këtyre fotografive të rrjedhura sot në internet në të cilat shihet paneli i përparmë.

Image
Image