Tech

Spotify arrin 140 milionë përdorues

Spotify është ende shërbimi më i madh në botë për muzikë online, transmeton koha.net.

Sot kompania Spotify ka treguar se tani atë e përdorin 140 milionë përdorues, që është rritje e madhe nga viti i kaluar, të cilin e përdornin 126 milionë, e një vit më parë 100 milionë përdorues.

Kështu, vetëm gjatë këtij viti janë shtuar paku 40 milionë përdorues.

Kompania nuk ka treguar se sa përdorues me pagesë ka, por në mars kishe 50 milionë përdorues të tillë.

Kjo e bënë Spotify shërbimin më të madh në botë për muzikë online me pagesë, duku mundur shërbimin e Apple Music që ka vetëm 27 milionë përdorues.

Ndryshe nga shërbimet e tilla konkurrente, Spotify ofron edhe këngë falas për kohë të pacaktuar.