Tech

Apple po punon në telefonat e palosshëm

Kompania Apple ka intensifikuar përpjekjet për nxjerrjen në treg të telefonit iPhone të palosshëm, që do të ishte konkurrent me Samsungun dhe Motorolan, që tashmë kanë nxjerr këso modele në treg.

Sipas Bloomberg, kompania ka zhvilluar prototipa të ekraneve të palosshme për një seri provash të brendshme, por nuk ka përcaktuar ende planet për prezantimin e një iPhone të palosshëm.

Testet do të përqendroheshin në rezistencën e sistemit që lejon palosjen e dy ekraneve (prototipi i parë) dhe dy gjysmat e ekranit (prototipi i dytë).

iPhone 13 do të punojë gjithashtu me një sensor të gjurmëve të gishtave që do të vendoset nën ekran, një kthim në kohë pandemike ku maskat e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përdorimin e telefonave të mençur me sistemin e njohjes së fytyrës “Face ID”. \ Ata