Tech

Lenovo lanson laptopët e rinj

Descriptive Text

Kompania e njohur teknologjike Lenovo ka lansuar katër laptopë të rinj.

Laptopi më i fuqishëm nga katër të rinjtë është modeli Yoga 720 që vjen me ekran 15-inç 4K dhe peshon vetëm 1.3 kilogram. Ky version funksionon tetë orë me vetëm një mbushje të plotë të baterisë.

{gallery}

Po ashtu ekziston edhe një version më i vogël i quajtur Yoga 520. Ai ka ekran 13-inç dhe peshon 1.74 kilogram. Të dyja pajisjet vijnë me procesor Intel Core i7 dhe kanë sistemin operativ Windows 10.

Lenovo Flex 5 është pajisja tjetër që vjen mes dy Yogave me ekranin 14-inçësh. Ai është më pak i fuqishëm dhe është më i lirë.

Lenovo në panairin MWC ka lansuar edhe pajisjen 2 në 1, laptop-tablet, Miix 320 me ekran 10.1-inç. Ai ka 4GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme.

Yoga 720 kushton 1099 dollarë, ndërsa modeli Yoga 520 kushton 859 dollarë. Flex 5 kushton 799 dollarë e Miix 320 vjen për 199 dollarë. Të gjithë janë në treg nga muaji prill.