Tech

Apple largon aplikacionin që promovonte festat private gjatë pandemisë

Kompania Apple njoftoi sot se ka hequr nga “App Store” aplikacionin që promovonte festat private gjatë pandemisë së COVID-19, shkruan BBC Neës.

Aplikacioni “Vybe Together” u mundësonte përdoruesve të pajisjeve Apple të gjenin, t’u bashkoheshin dhe të organizonin festa.

Në videon e fundit në “TikTok”, “Vybe Together” pohoi se zhvillonte festa sekrete çdo fundjavë.

Megjithëse llogaria e saj në platformë, si edhe faqja e saj në internet, është hequr, “Vybe Together” është zotuar se do të rikthehet me festa së shpejti.